Për shkak të mjegullës “Rrugët e Maqedonisë” apelojnë për kujdes gjatë vozitjes

Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” përmes një komunikate për gjendjen e rrugëve në vend, apelon te vozitësit që të kenë kujdes për shkak të paraqitjes së mjegullës dhe uljes së dukshmërisë në disa rrugë rrugore në vend, transmeton Portalb.mk nga 360 Gradë.

Sipas njoftimit të “Rrugët e Maqedonisë” nga pasditja e sotme ka ulje të dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 20 deri në 30 metra në rrugën Negotinë – Demir Kapi. Në rrugën Resnjë – Manastir ka dukshmëri të reduktuar prej 50 metrash dhe në rrugën Prilep – Manastir nga 50 deri në 100 metra.

Ndërkaq, ndërmarrja bën me dije se qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, ndërsa në rrugë të caktuara janë të mundshme rrëshqitje të vogla dherash.

“Ndërmarrja publike Rrugët e Maqedonisë apelon që të vozitni me kujdes dhe të rregulloni shpejtësinë sipas kushteve të rrugës. Ekipet e shërbimit të kompanisë janë vazhdimisht në terren dhe mbajnë të kalueshme të gjitha rrugët”, thuhet nga kjo ndërmarrje.

Kujtojmë që për shkak të mjegullës, mbrëmë u anuluan të gjitha ngritje-uljet nga aeroporti i Shkupit. Dy ditë më parë për shkak të mjegullës së dendur u anuluan nëntë fluturime nga aeroporti i Shkupit, ndërsa katër u spostuan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button