Putin: Do të vazhdojmë të prodhojmë armë të avancuara për sigurinë e Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se do të vazhdojnë të zhvillojnë potencialin luftarak të ushtrisë së Rusisë dhe të prodhojnë armë të avancuara që do të garantojnë sigurinë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Putin përmes video-lidhjes mori pjesë në ceremoninë e vënies në funksion së fregatës “Admiral Gorshkov i Flotës së Bashkimit Sovjetik”.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergey Shoigu dhe komandanti i anijes, Igor Krahmal.

Duke thënë se fregata do të nisë sot udhëtimin e saj në distancë të gjata në det, Putin tha: “Anija është e pajisur me sistemin unik të raketave hipersonike ‘Tsirkon’ me bazë deti dhe armë të tjera të gjeneratës së fundit”.

Duke thekuar se sistemet e armëve në fjalë janë unike në çdo vend të botës, Putin tha se armë të tilla do të bëjnë të mundur mbrojtjen e besueshme të Rusisë nga kërcënimet e mundshme të jashtme.

“Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë potencialin luftarak të Forcave të Armatosura, për të prodhuar armë dhe pajisje të avancuara që do të mbrojnë sigurinë e Rusisë në dekadat e ardhshme”, tha Putin.

Anija do të operojë me raketa në Atlantik, Oqeanin Indian dhe Mesdhe

Ministri rus i Mbrojtjes, Shoigu, deklaroi gjithashtu se anija do të nisë një udhëtim të gjatë detar në Mesdhe, si dhe në oqeanin Atlantik dhe Indian, me raketa hipersonike “Tsirkon”.

Duke theksuar se anija ka aftësinë për të bërë sulme të fuqishme ndaj armikut në det dhe në tokë, Shoigu tha se raketat hipersonike kanë aftësi më të mira se sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore dhe të mbrojtjes raketore.

Në detin Barents, në veri të Rusisë, në maj të vitit 2022, u bë një gjuajtje provë me raketën e lundrimit hipersonik “Tsirkon” nga fregata “Admiral Gorshkov i Flotës së Bashkimit Sovjetik” dhe u godit një objektiv detar në një distancë prej rreth 1.000 kilometra.

Thuhet se “Tsirkon”, që është ndër armët e reja hipersonike të prezantuara nga presidenti Putin në vitin 2018, mund të arrijë deri në 10 herë shpejtësinë e zërit (10 Mach) dhe ka një distancë prej 1.000 deri në 2.000 kilometra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button