Messi vendosi për të ardhmen

Lionel Mesi ka vendosur që të rinovojë edhe për një tjetër sezon me PSG. Kontrata aktuale e ikonës argjentinase përfundon në fund të këtij viti, ndërsa ai ka marrë disa oferta për të vazhduar karrierën e tij, raporton Klan. Barcelona kishte shfaqur interes për ta rikthyer 35-vjeçarin sërish në “Kamp Nou”, por një alternativë ishte edhe transferimi në SHBA te Inter Miami.

Por sipas tabloidit britanit “Daily Mail”, muajin e shkuar Mesi i dha garanci drejtuesve të klubit parisien se do të firmoste një kontratë të re.

Që nga nisja e sezonit, sulmuesi argjentinas  kishte marrë një ofertë nga PSG për të vazhduar bashkëpunimin.

Por lojtari kishte kërkuar kohë dhe ua bëri të qartë drejtuesve se do ta merrte vendimin, pasi të përfundonte kampionati botëror, ku ai fitoi titullin e kampionit të botës me abliçelestet.

Mesi u transferua te PSG në vitin 2021. Në sezonin e tij të parë, ai shënoi 11 gola në 34 takime, ndërsa parisienët fituan kampionatin.

Por këtë vit futbollistik , ai ka qenë një ndër protagonistët e klubit francez me 12 gola në 19 takime të luajtura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button