Një person humbi jetën nga përplasja e një autobusi me një veturë në rrugën Shtip-Koçan

Një person ka humbur jetën në aksidentin e rëndë trafiku, i cili ka ndodhur sonte mes të autobusit me targa të Berovës dhe veturës Opel Astra me targa të Probishtipt në autostradën e shpejtë Shtip-Koçan, në afërsi të udhëkryqit te Tre Çezmat, transmeton Portalb.mk.

Sipas informacioneve fillestare nga zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova, aksidenti ka ndodhur në ora 19:45. Mjekët e Emergjencës Mjekësore në vend kanë konstatuar se pasagjeri i veturës ka ndërruar jetë, ndërsa shoferi me lëndime është dërguar në Spitalin Klinik Shtip.

Drejtori i Spitalit Klinik-Shtip, Alen Gjeorgjiev, konfirmon për MIA-në se një person nga aksidenti i komunikacionit tashmë është duke u ekzaminuar nga ana e tyre, për të konstatuar lëndimet dhe për të marrë tretman adekuat mjekësor. Në autobus nuk ka udhëtarë të lënduar.

“Në ora 19:40 është raportuar se në udhëkryqin Shtip në magjistralen Tri Çezma – Koçan ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Opel Astra” me targa të Probishtipit i drejtuar nga M.M.(37) nga Probishtip dhe një autobusi me targa të Shtipit, i drejtuar nga D.K.(42) nga Pehçeva. Nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë pasagjeri i veturës S.T (37) nga Probishtip, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës Mjekësore. Shoferi M.M. i njëjti ka pësuar lëndime dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik në Shtip. Inspektim është kryer nga prokurori publik dhe një ekip inspektues nga SPB Shtip”, njoftojnë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button