Ratifikimi i Marrëveshjes për FRONTEX kaloi në komisionet parlamentare

Në Komisionin Parlamentar për Politikë të Jashtme sot njëzëri u mbështet miratimin e ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për FRONTEX të lidhur ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, transmeton Portalb.mk

Para anëtarëve të Komisionit, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sqaroi se përgatitjet për këtë ligj kanë filluar në dhjetor të vitit 2015, por për shkak të kundërshtimit të Bullgarisë për formulimin e gjuhës, nënshkrimi zyrtar i tij është vonuar. Marrëveshja përfundimisht u nënshkrua më 26 tetor 2022 në Shkup.

“Derisa të funksionalizohet Marrëveshja nga FRONTEX, tashmë kemi marrë letrat dhe aksionin bilateral që kemi me disa vende nga BE-ja dhe nga rajoni për të siguruar kufirin tonë jugor, ku kemi diku rreth 160 policë nga shtetet anëtare dhe nga rajoni, ndërkohë nga rajoni është Serbia. Pra, kjo do të jetë një periudhë kalimtare në të cilën do të mund të përfundojmë të gjitha përgatitjet operative dhe më në fund të fillojmë zbatimin e Marrëveshjes”, tha Spasovski.

Në pyetjen e kryetarit të Komisionit, Antonio Milloshoski, nëse angazhimet ekzistuese bilaterale të policëve dhe forcave të sigurisë nga vendet anëtare të BE-së që janë të angazhuara në kufirin jugor, do të zëvendësohen me ekipe të FRONTEX-it, Spasovski tha se Marrëveshja e lidhur me FRONTEX-in nuk i përjashton këto marrëveshje bilaterale, por, thotë ai, kanë filluar edhe procesin e lidhjes së anekseve të marrëveshjeve ekzistuese për të zgjidhur disa çështje.

Ministri i Punëve të Brendshme shtoi se deri në fund të vitit 2023 janë siguruar burimet financiare dhe punonjësit e policisëdo të marrin pjesë në këto aksione dypalëshe dhe në bazë të nevojave numri i policëve që do të punësohen në bazë të planit operacional të FRONTEX, pas çka do të dihet nëse do të vazhdonin edhe një pjesë nga aksionet bilaterale.

Deputetja e PRSD-së Sonja Mirakovska ndër të tjera thekson se Marrëveshja për FRONTEX është nënshkruar dhe hartuar në 25 gjuhë, duke përfshirë edhe gjuhën maqedonase, që sipas saj edhe një herë konfirmon se maqedonishtja është pjesë e gjuhëve evropiane. – Me këtë frika që iu imponua qytetarëve është e panevojshme. Ne do të ruajmë gjuhën dhe identitetin tonë. Ky është shembulli i parë i kësaj dhe është një sukses, tha Mirakovska.

Marrëveshja me FRONTEX do të mundësojë mbrojtje më të mirë të kufijve, dislokim të shpejtë të personelit dhe pajisjeve të FRONTEX-it apo të policëve të huaj në pika kritike të kufijve në rast të një përkeqësimi të papritur dhe të shpejtë të situatës, si dhe mundëson një siguri të besueshme gjatë shkëmbimit i informacionit dhe i të dhënave, gjegjësisht njohuritë operacionale, të dhënat e inteligjencës,, etj për parandalimin e krimit ndërkufitar dhe migracionit të paligjshëm.

Me ratifikimin, Marrëveshja me Frontex do të bëhet pjesë e rendit të brendshëm juridik të vendit.

Më 26 tetor 2022, Maqedonia e Veriut nënshkroi të ashtuquajturën “Marrëveshje për Fronteks”, marrëveshje e parë e këtij lloji ndërmjet Komisionit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nënshkrimi u bë në prani të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen. Çfarë nënkupton kjo marrëveshje, cilat janë prioritetet dhe fushat e bashkëpunimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button