Koreja e Jugut për lëshimin e raketave nga Veriu: Do të hakmerremi

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol tha të dielën se Koreja e Veriut do të vazhdojë të kryejë provokime të vazhdueshme bërthamore dhe raketore, raporton EN.

Sipas tij, për këtë arsye, ushtria e Koresë së Jugut duhet të përgjigjet me hakmarrje, shkruan Reuters.

Koreja e Veriut ka lëshuar tre raketa balistike me rreze të shkurtër në lindje të gadishullit Korean, sipas ushtrisë së Koresë së Jugut.

Lëshimi i raketave vjen disa ditë pasi dronët e Koresë së Veriut fluturuan në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut për herë të parë që nga viti 2017.

Koreja e Veriut ka lëshuar më shumë raketa se kurrë më parë gjatë vitit 2022.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button