Maqedonia e Veriut prej sot do të udhëheqë me OSBE-në, më 12 janar do të shpalosen prioritet para Këshillit

Ministria e Punë të Jashtme ka vlerësuar që fokusi i OSBE-së gjatë udhëheqjes së Maqedonisë së Veriut do të jetë siguria e njerëzve, përkundër pasigurisë rajonale dhe globale. Më 12 janar do të shpalosen prioritet e Kryesimit të Maqedonisë së Veriut para Këshillit të Përhershëm në Vjenë, transmeton Portalb.mk.

“Nën sloganin “për njerëzit bëhet fjalë”, fokusi i presidencës së Maqedonisë së Veriut do të vendoset në sigurinë njerëzore në një epokë të pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë rajonale dhe globale”, deklarojnë nga Ministria.

Ministri Bujar Osmani paralajmëroi që si vend kryesues do të kontribuojnë që OSBE-ja të jetë një mision në terren, duke ndërmarrë dhe mbështetur aktivitete konkrete për lehtësimin e jetës së njerëzve. Ai vlerësoi që vendi me pjekurinë dhe njohuritë do të jetë lojtar kyç për udhëheqjen e politikave dhe proceseve ndërkombëtare.

“Përveç fokusit në rajonet e krizës, dhe mbi të gjitha, agresionin ushtarak ndaj Ukrainës, prioritetet e Maqedonisë së Veriut si kryesuese do të jenë riafirmimi i përfitimeve të OSBE-së dhe ripërtëritja e dialogut dhe besimit, si dhe investimi në paqen dhe qëndrueshmërinë e OSBE-së, si mënyra më e mirë për t’u përballur me sfidat e sigurisë. Me këtë, Maqedonia e Veriut afirmohet si veprues aktiv në gjenerimin e stabilitetit në kontekst më të gjerë rajonal”, deklarojnë nga Ministria.

Ndryshe, më 1 janar 2023 zyrtarisht Maqedonia e Veriut e fillon Kryesimi i OSBE-së, organizatës multilaterale ku gjenden 57 shtete pjesëmarrëse nga Amerika e Veriut, Evropa dhe Azia kontribuojnë për paqen rajonale dhe globale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button