Angli, pacientët morën mesazhe të gabuara për sëmundje serioze në vend të urimit të Krishtlindjeve

Pacientët e një qendre shëndetësore në qytetin Doncaster të Anglisë kanë marrë tekst-mesazhe të gabuara që thoshin se kanë sëmundje të rëndë, në vend të përshëndetjeve të menduara për festën e Krishtlindjeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Klinika mjekësore ‘Askern Medical Practice’ në qytetin Doncaster kishte për qëllim të dërgojë mesazhe dy ditë para 25 dhjetorit, Krishtlindjeve, duke u uruar pacientëve “Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri”, por në vend të kësaj pacientët pranuan mesazhe nga klinika se kanë kancer agresiv në mushkëri.

Një orë më vonë, një mesazh i dytë informoi pacientët për gabimin, duke u kërkuar falje dhe duke ua uruar festën. Kjo klinikë ka rreth 8 mijë pacientë.

Sarah Hargreaves, një paciente që priste rezultatet e testit mjekësor, tha se ajo “u thye” kur pranoi tekst-mesazhin.

Një pacient tjetër tha se fillimisht ishte i habitur dhe mendonte se teksti i parë ishte një “lloj shakaje e sëmurë”.

Askush në zyrën e Mjekëve të Përgjithshëm (GP) nuk ishte në dispozicion për të komentuar lidhur me tekst-mesazhet e gabuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button