Ministria e hapi konkursin për Çmimin “Goce Dellçev”

Këshilli për ndarjen e çmimit “Goce Dellçev” prej sot e ka shpallur të hapur Konkursin për ndarjen e çmimit “Goce Dellçev” për vitin 2023, transmeton Portalb.mk.

“Me çmimin  „Goce Dellçev ” ndahen mirënjohje shoqërore për arritjet veçanërisht të rëndësishme në lëmin shkencore në interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Çmimi në vitin 2023 ndahet për libër ose vepër shkencore të publikuar  në vitin 2022”, sqaroi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Çmimi do të jepet më 4 maj, ndërsa të drejtë aplikimi kanë individ ose grup i autorëve nga vendi ose jashtë vendit.

“Propozimet për vepër ose libër shkencor të publikuara në gjuhë të tjera  duhet të përmbajnë rezyme të shkurtër në gjuhën maqedonase ose gjuhën shqipe deri në 3 faqe dhe përmbajtje në gjuhën maqedonase ose në gjuhën shqipe”, sqaroi Ministria, duke theksuar që aplikimi do të jetë i hapur deri më 15 shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button