Tetovë, oborret e këtyre shkollave do shndërrohen në parkingje gjatë pushimeve

Komuna e Tetovës informoi  se oborret e shkollave “Liria”, “Goce Dellçev”, gjimnazi i Tetovës, Medicina e Vjetër dhe “Istikball” do të jenë të hapura si parkingje për qytetarët gjatë pushimeve dimërore deri sa shkollat nuk do punojnë, transmeton Portalb.mk.

“Në fluksin e madh, e arsyeshme është edhe hapja e oborreve të shkollave gjë e cila do të ndihmojë në zbutjen e komunikacionit në qytetin tonë”, thanë nga Komuna.

Kujtojmë që shndërrimi i oborreve të shkollave në parkingje bëhet çdo vit gjatë pushimeve verore dhe dimërore.

Në janar të këtij viti, Komuna shpalosi planin për krijimin e parkingjeve të reja për këtë vit. Ky plan parashihte 3.090 vende të reja parkimi edhe atë (zonale 410, të mbyllura 790 dhe garazhet në kate 1,890). Ky plan ishte i ndarë në pesë faza. Në tre- mujorin e parë, plani nuk u realizua siç u premtua. As në tre-mujorin e dytë plani nuk u realizua sipas premtimit. Edhe në tre-mujorin e tretë parkingjet nuk u realizuan sipas planifikimit. Në këtë periudhë është bërë zgjerimi i parkingut zonal, që nuk nënkupton se në çdo zonë ka vende të reja parkimi (diku vetëm parkingjet ekzistuese janë shndërruar në zonale dhe me pagesë), si dhe po punohet për disa parkingje të mbyllura. Parkingje dhe garazhe në kate nuk ka ende. Aktualisht, sipas SPB-së në Tetovë ka të regjistruara rreth 44 mijë vetura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button