NQP e publikoi orarin e qarkullimit të autobusëve gjatë festave dhe pushimit dimëror

Automjetet e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik të shtunën (31.12.2022) do të qarkullojnë sipas orarit të së shtunës, ndërkaq të dielën (1 janar 2023) sipas orarit të së dielës, gjatë së cilës qarkullimi i automjeteve të para do të nisë më vonë se sa zakonisht, ndërkaq automjetet tjera sikur herët e tjera, njofton Portalb.mk.

Të hënën më 2 janar, automjetet do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës.

Prej të martës, gjegjësisht 3 janarit, autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të reduktuar dimëror, për shkak të pushimit dimëror të shkollave.

Të shtunën, të gjitha biletaritë dhe qendrat për personalizim do të punojnë deri në orën 17, ndërkaq më 1 dhe 2 janar nuk do të punojnë.

“Teleferiku më 31 dhjetor dhe 1 janar do të punojë si zakonisht prej orës 10 deri në ora 17. Të hënën, më 2 janar, nuk do të punojë, pasi që zakonisht [do të hënë dhe [do të martë të fundit të muajit kryhet kontroll i rregullt i objektit”, thonë nga NQP.

Ndryshe, vazhdon të mbizotërojë kaosi në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, i cili tanimë disa muaj nuk po gjen zgjidhje për ta stabilizuar transportin publik, ndërkohë qytetarët po e paguajnë çmimin e paaftësisë së institucioneve, të cilat ligjërisht obligohen të ofrojnë transport publik, të rregullt dhe efikas. Stacionet e autobusëve nëpër Shkup janë të mbushura përplot me qytetarë të cilët, në temperatura të ulëta, janë të detyruar t’i presin autobusët e linjave të vonuara që nuk e respektojnë orarin që Ndërmarrja e Qarkullimit Publik (NQP) e ka publikuar në ueb-faqe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button