Fotografia e manipuluar e Zelenskit, Bidenit dhe zonjës së parë të SHBA-ve është bërë virale në rrjetet sociale

Ky postim është i pavërtetë, fotografia virale që tregon presidentin amerikan Joe Biden që dyshohet se ka vënë dorën në të pasmet e Zelenskit është ndryshuar në mënyrë digjitale. Bëhet fjalë për version të manipuluar të një fotografie zyrtare të shpërndarë nga ekipi i shtypit të Shtëpisë së Bardhë, në të cilën shihet zonja e parë Jill Biden dhe bashkëshorti i saj duke prekur Zelenskin në shpinë, me duart qartë të vendosura në mes, shkruan Vërtetmatësi.

Fotografia e shpërndarë në Facebook, në të cilën shihet presidenti amerikan Joe Biden duke prekur të pasmet e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski para gazetarëve dhe fotoreporterëve gjatë vizitës së tij historike në Uashington të mërkurën është bërë virale në mediat sociale. Megjithatë, fotografia është e fotoshopuar, pra e rrejshme.

“Çfarë do të thoshte Mirko Popov dikush duhet të të përkëdhelë pas shpine për të filluar jetën!!!”.

Vizita historike në Uashington javën e kaluar e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski, vendi i të cilit është nën pushtimin rus për 10 muaj, shkaktoi vëmendje të madhe publike.

Por, vizita, gjithashtu ishte cak i dezinformatave. Njëra prej tyre është fotografia virale që tregon Zelenskin duke qëndruar mes Bidenit dhe zonjës së parë amerikane Jill Biden, me presidentin amerikan që dyshohet se prek prapanicën e homologut të tij ukrainas (këtukëtukëtu dhe këtu).

Është e vërtetë që Zelenski ishte në Uashington të mërkurën dhe se të dy udhëheqësit kaluan shumë kohë së bashku, me çka pothuajse çdo moment publik është kapur në video dhe në foto nga këndvështrime të shumta. Një nga fotot tregon presidentin amerikan Biden dhe gruan e tij duke prekur Zelenskin në anën e pasme, me duart qartë të vendosura në mes.

Fotoja e vërtetë është bërë nga fotografi zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Askush tjetër nuk kishte qasje në atë cep përveç stafit zyrtar të Shtëpisë së Bardhë. Një rishikim i profileve zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në mediat sociale tregon se kjo foto është shpërndarë nga llogaritë e zonjës së parë në Facebook dhe Twitter me tekstin që thotë:

“President Zelensky, shpresojmë që ju do t’i përcillni dashurinë dhe mbështetjen tonë Olenës dhe fëmijëve tuaj dhe të gjitha familjeve në Ukrainë”.

Gjatë një shqyrtimi më të detajuar të dy fotove të bashkuara me njëra-tjetrën, mund të vërehen detaje që tregojnë se imazhi është fotoshopuar, pra modifikuar.

Se bëhet fjalë për fotografinë e njëjtë, vetëm se të montuar, tregon fakti se hijet në të dyja fotot janë të njëjta, kaçurrelat e flokëve të Jill Biden janë gjithashtu identike dhe nuk ka lëvizje të ndryshme të askujt të pranishëm në foto.

Por në foton zyrtare shihen qartë rrudhat në xhupin e Zelenskit, të cilat janë lëmuar dhe fshirë artificialisht në versionin e edituar, ku është ndryshuar vendosja e dorës së Bidenit.

Versioni i ndryshuar tregon gjithashtu një kënd të panatyrshëm në shpatullën e Bidenit, ndërsa gjatësia e krahut të tij duket të jetë në disproporcion me trupin e tij.

Për shkak të gjithë kësaj, vlerësojmë se ky postim është i pavërtetë, Biden nuk i vuri dorën Zelenskit në bythë. Fotografia virale është version i manipuluar në mënyrë dixhitale i një fotografie zyrtare të shpërndarë nga ekipi i shtypit i Shtëpisë së Bardhë.

Disklejmer i ri, baner, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button