Shoqërim para Vitit të Ri i ministes Trençevska me kategoritë e rrezikuara të qytetarëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dje mori pjesë në disa ngjarje para Vitit të Ri kushtuar kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

“Shoqërimi para Vitit të Ri nisi me një drekë të përbashkët me familjet në rrezik social, ku u diskutua për sfidat me të cilat përballen, për mbështetjen e Qeverisë dhe ministrisë si ministri përkatëaw që kujdeset për më të rrezikuarit. Takimet e afërta me më të cenuarit janë veçanërisht të rëndësishme, sepse në këtë mënyrë hartohen nevojat reale të këtyre qytetarëve”, thuhet në njoftimin e MPPS-së.

Në Klubin e Deputetëve u organizua një shfaqje për më të vegjlit e realizuar nga Teatri Manastir, ku fëmijët përveç shijimit të performancës së aktorëve, morën edhe pako për Vitin e Ri nga “Mbretëresha e borës”.

“Në të njëjtën kohë, u organizua punëtoria motivuese interaktive për nënat vetëushqyese, të udhëhequr nga profesoresha Sofia Arnaudova nga Instituti për politikë sociale dhe punë sociale në Fakultetin Filozofik, Shkup. U shkëmbyen përvoja se si nënat t’i kushtojnë më shumë kohë vetes, si të jenë më të lumtura dhe më të kënaqura, e për rrjedhojë prindër më të suksesshëm. Dhe siç tha vetë profesoresha, “lumturia mësohet”, thuhet në njoftim.

Dhjetori është muaji i buzëqeshjeve, përqafimeve dhe lumturisë. Dita u mbyll me urime për shumë shëndet, lumturi dhe dashuri në vitin e ri 2023, thanë nga Ministria.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button