RMV, dy ankesa për tenderin në lidhje me mbikëqyrjen e ndërtimeve në Korridorin 8 dhe 10

Në procedurën për furnizim publik për zgjedhje të mbikëqyrjes dhe konsultantit juridik për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10, janë parashtruar dy ankesa, informuan për MIA-n nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore (NPRRSH). Në pajtim me Ligjin për furnizime publike, për momentin, siç kumtojnë, po përgatiten përgjigje ndaj ankesave të cilat do të parashtrohen në Komisionin shtetëror për ankesa rreth furnizimeve publike gjatë kësaj jave.

“Pasi që Komisioni shtetëror për ankesa rreth furnizimeve publike do të sjellë zgjidhje adekuate për dy ankesat, Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore do të veprojë në pajtim me të lartëcekurën në vendimin e Komisionit”, thonë nga KPRRSH.

Më 14 të këtij muaji NPRRSH informoi se në tenderin për mbikëqyrje dhe konsultant juridik për ndërtim të Korridorit 8 dhe Korridorit 10 është zgjedhur oferta e “IRD Enineering” në shumë prej 1.374.304.070 denarëve, me çka filloi të rrjedhë edhe afati për ankesa. Në tender, që ishte hapur më 15 shtator deri më 17 tetor të këtij viti, aplikuan edhe INGEROP CONSEIL ET INGENIERIE që konkurroi me 1.106.040.600 denarë, si dhe “HIL INTERNACIONAL”, me ofertë prej 1.533.721.722 denarëve.

Kjo është procedura e dytë për zgjedhje të mbikëqyrjes juridike dhe konsultantit për ndërtimin e autostradave që do t’i ndërtojë konzorciumi amerikano-turk “Behtel dhe Enka”. procedura e parë ishte anuluar pasi që ofertuesi i zgjedhur në afatin e paraparë nuk e siguroi garancën bankare për kryerje të marrëveshjes me kohë dhe në mënyrë cilësore.

Me këtë projekt është paraparë ndërtimi i akseve të autostradave Gostivar – Kërçovë, Tetovë – Gostivar, Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë, si dhe Prilep – Manastir.

Për ndërtimin e autostradave të Korridorit 8, në Buxhetin për vitin 2023 janë paraparë 244 milionë euro.

Qeveria vitin e kaluar nënshkroi memorandum me “Behtel dhe Enka”, ndërsa Kuvendi solli Ligj për konstatimin e interesit publik dhe nominimin e tij për partner strategjik për këtë projekt.

Ndryshe më 29 tetor, në RMV filloi ndërtimi i hekurudhës të Korridorit 8 drejt kufirit me Bullgarinë. Aksi i transportit transnacional Lindje-Perëndim (Korridori VIII) shtrihet nga porti i Barit në Itali deri në portet e Varnës dhe Burgasit në Bullgari. Pjesa qendrore e këtij korridori pan-europian 315 km i gjatë kalon përmes Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht Kërçovës, Shkupit, Kumanovës, Beljakovcës dhe Kriva Pallankës. Megjithatë, lidhjet mungojnë në skajin perëndimor (nga Kërçova deri në kufirin me Shqipërinë) dhe në skajin lindor (nga Kumanova në kufirin me Bullgarinë).

Që nga viti 2007, BE-ja ka dhënë mbi 500 milionë euro për sektorin e transportit si në kuadër të Instrumentit të Para-Aderimit ashtu edhe nëpërmjet WBIF.

Konsorciumi amerikan-turk “Behtel-Enka” i ofron vendit ndërtimin e autostradave sipas modelit “çelës në dorë”, d.m.th. të realizojnë projektimin dhe ndërtimin e autostradave Tetovë-Gostivar-Bukojçan dhe Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë nga korridori 8 dhe në autostradën Prilep-Manastir nga Korridori 10d. Ndërsa Qeveria do të duhet të gjejë mjete financiare për realizimin e këtij projekti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button