BE dënoi sulmin ndaj gazetarëve në veriun e Kosovës: E papranueshme!

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar në lidhje me sulmet e kryera ditën e sotme ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, në zonën e Zubin Patokut, raporton EN.

Zyra e BE-së ka dënuar sulmin duke theksuar se veprime të tilla janë të papranueshme. Në postimin e publikuar në rrjetin social Twitter, nënvizohet se gazetarët kanë çfarëdolloj të drejte që të raportojnë dhe se siguria e tyre nuk duhet të rrezikohet.

“Ky dhe incidentet e mëparshme që e ndikojnë punën e mediave janë të papranueshme. Mediat kanë çdo të drejtë të raportojnë. Siguria e tyre nuk duhet të rrezikohet”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së, e cila i dëshiroi shërim të shpejtë ekipit të gazetarëve.

Kujtojmë se këtë të hënë një sulm u raportua ndaj gazetarëve në terren në veriun e Kosovës. Reporterët u sulmuan nga qytetarët serbë të cilët anë bllokuar qarkullimin përmes barrikadave në veri të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button