Shkupi në top treshin e qyteteve më të ndotura në botë, bashkë me Bishkekun e Kirgistanit dhe Lahorin e Pakistanit

Shkupi vazhdon të jetë në vendet e para të listës së qyteteve me ndotje më të lartë të ajrit. Gjatë ditës së djeshme ishte në vendin e pestë, ndërkaq sot në mëngjes është ngjitur në vendin e tretë, menjëherë pas Bishkekut të Kirgistanit dhe Lahorit të Pakistanit, njofton Portalb.mk.

Edhe pse moti sot është me diell dhe nuk ka mjegull, megjithatë sipas publikimit në ueb-faqen e “Igair.com”, thuhet se indeksi i cilësisë së ajrit është 187 AQI. Gjegjësisht, Grimcat e PM 2.5 janë 125.1 mikgrogramë, ndërkaq ata të PM10 janë 182.6 mikrogramë. Më së shumti ndotje kanë matur stacionet në Lisiçe, Gazi Babë, Qendër dhe Rektorat.

Shkupi është i vetmi qytet nga Kontinenti Evropian në listën me dhjetë qytetet më të ndotura në botë.

Lista për orën 11
Lista për orën 11

Për shkak të ndotjes së ajrit e cila zgjatë tanimë tre ditë, si në Shkup ashtu edhe në qytetet tjera, kanë hyrë në fuqi masat për tejkalimin e pragut të alarmit.

Rekomandimet kanë të bëjnë në lidhje me lëshimin nga puna të të sëmurëve kronik, riorganizim të orarit të punës për personat që punojnë në ambient të hapur, të mos organizohen gara sportive dhe manifestime kulturore në ambient të hapur, instalimet që posedojnë leje A, ta zvogëlojnë kapacitetin e prodhimit në gjysmë, komunat ta ulin deri në 50% përdorimin e automjeteve zyrtare, ndërkaq rekomandohet edhe kufizimi i punëve të objekteve ndërtimore deri në ndalimin e vlefshmërisë së këtyre rekomandimeve.

Kujtojmë që më 23 dhjetor Shkupi u ngjit në vendin e tretë në listën e qyteteve më të ndotura në botë, sipas matjes së cilësisë së ajrit para orës 12. Me indeks të ndotjes së ajrit prej 182, qytetet e vetme më të ndotur se Shkupi mëngjesin e djeshëm ishin Nju Delhi në Indi dhe Lahore në Pakistan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button