Edhe këtë dimër do të ketë rrezik nga rrëshqitja e dheut te rruga e “Banjës së Tetovës”

Ende nuk ka zgjidhje për dheun që rrëshqet përgjatë rrugës së “Banjës së Tetovës” dhe që shpesh bllokon lëvizjen e lirë dhe rrezikon qytetarët. Ndonëse ka një projekt në bashkëpunim me UNDP-në, Komuna e Tetovës thotë se punimet do të rifillojnë në pranverë, shkruan Portalb.mk.

Dheu që rrëshqet përgjatë kësaj rruge vazhdon të përbëjë rrezik për qytetarët në vazhdimësi, ndërsa situata rrënohet kur ka reshje të shiut ku dheu dhe gurët dalin dhe bllokojnë komplet rrugën.

Këto janë pamjet nga kjo rrugë.

This slideshow requires JavaScript.

Edhe ky dimër do të kalojë si ata paraprak, nga Komuna e Tetovës për Portalb.mk thonë se punimet do rifillojnë në pranverë.

“Në lidhje me kryerjen e punimeve për “Rehabilitimin dhe stabilizimin e rrëshqitjes në LOT 3 në HC Pena, Komuna e Tetovës”, në atë pjesë janë shfaqur çarje të tokës dhe aktualisht toka është e destabilizuar. Po ashtu destabilizim, pra çarje të tokës, janë shfaqur edhe në vendet ku kontraktori BIBAJ KOMPANI DOOEL nuk ka filluar fare punën. Duke qenë se nuk është ende e sigurt për të punuar, aktivitetet në terren janë pezulluar dhe pritet të rifillojnë në pranverë. Ndryshe, ky projekt i takon UNDP-së, dhe intervenime të këtilla janë paraparë edhe në tri vende të tjera në Tetovë (Bozovcë, Shipkovicë dhe Poroj)”, thanë nga Komuna e Tetovës.

Për këtë, kërkuam sqarim edhe nga UNDP-ja në RMV, por nga atje deri në publikimin e këtij lajmi nuk u përgjigjën.

Kujtojmë që kryetari i Komunës, Bilall Kasami me 23 shkurt 2022 bëri të ditur se po punohet në këtë projekt, në bashkëpunim me UNDP-në për sanimin e kësaj rruge.

Autoritetet deri tani nuk kanë gjetur zgjidhje për problemin e dheut i cili bllokon rrugën çdoherë që ka reshje.

Kjo rrugë, edhe pse e rregulluar në vitin 2017, ajo megjithatë nuk është adekuate dhe plotësisht e sigurt për shkak se shpesh herë ka shembje të tokës përreth, duke bllokuar pjesërisht apo tërësisht kalimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button