“Makpetrol” nga 1 janari nuk do të importojë dhe shpërndajë gaz natyror

Kompania “Makpetrol” kumtoi se nga 1 janari nuk do të importojë dhe të shpërndajë gaz natyror deri te konsumatorët e vet, raporton MIA.

Në kumtesën e dërguar deri te opinioni, “Makpetrol” potencon se shkaku për situatën e tillë janë kushtet e reja për punë që i parashikon, sipas tyre, marrëveshja herët e nënshkruar për interkoneksion mes ndërmarrjes shtetërore “GA-MA” SHA dhe “Bullgartransgaz”, me çka nuk janë të zbatueshme kushtet e deritanishme, sipas të cilave kompania importon dhe shpërndan gaz natyror deri te konsumatorët e tyre.

“Nga shkaku se deri këtë moment nuk janë sjellë aktet nënligjore në pajtim me Ligjin për energjetikë, të cilat do ta rregullojnë punën e tregut të gazit natyror në pajtim me marrëveshjen për interkoneksion, ‘Makpetrol’ SHA Shkup nuk ka mundësi të fillojë me kushtet e reja për punë, të parapara me Marrëveshjen e re për interkoneksion. Problem shtesë paraqet edhe fakti se edhe pas pesë viteve nga miratimi i Ligjit për energjetikë, ende nuk ka Operator të certifikuar të sistemit për transmetim të gazit natyror, i cili është i obliguar t’i miratojë aktet e nevojshme nënligjore. Pikërisht për këtë shkak, ‘Makpetrol’ SHA Shkup, në pajtim me Marrëvehsjen për interkoneksion, kërkoi nga kompania shtetërore ‘GA-MA” SHA Shkup të sigurojë pajtueshmëri nga ‘Bullgartransgaz’ të vazhdojë me punë sipas kushteve të vjetra, në përmbyllje me 30 shtatorin të vitit 2023, në cilën periudhë do të miratoheshin të gjitha aktet nënligjore dhe të gjithë pjesëmarrësit në tregun e gazit natyror do të përgatiteshin për mënyrën e re të punës, e cila është shumë më e ndërlikuar se deri tani”, thuhet në kumtesë.

Nga “Makpetrol” potencojnë se i kanë informuar të gjitha institucionet relevante në shtet për mosgatishmërinë e tërë tregut të gazit natyror për zbatim të Marrëveshjes për intekoneksion, qysh para nënshkrimit të saj.

“Lidhur me atë që është përmendur, ‘Makpetrol’ SHA potencoi se nënshkrimi i marrëvehsjes së tillë është vendim i shpejtë, të cilit në mënyrë të obligueshme duhet t’i paraprijë miratimi i të gjitha akteve nënligjore, si dhe përgatitja e të gjithë pjesëmarrësve në tregun e gazit natyror për kushtet e reja të punës, por e njëjta nuk është marrë parasysh. ‘Makpetrol’ SHA Shkup shpreh keqardhje për këtë situatë të padëshiruar dhe do të bëjë çmos që të mund të tejkalohet e njëjta sa më shpejtë”, thonë nga kompania.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button