Pollogu, shembull i tolerancës fetare i cili duhet të bartet në rajonet tjera të vendit dhe më gjerë

Komunat e rajonit të Pollogut janë shembull i bashkëpunimit dhe tolerancës ndërfetare në mes tyre. Ky është rezultati i analizave dhe hulumtimeve të realizuara nga Qendra për Edukim dhe Zhvillim (CED). Kjo sipas Komunës së Tetovës dhe e Gostivarit paraqet realitetin dhe shembull pozitiv i cili duhet të bartet edhe në rajonet tjera të vendit, por edhe jashtë kufijve shtetëror, shkruan Portalb.mk.

Bashkëpunimi ndërfetar për një komunitet të qëndrueshëm si projekt ka përfshirë aktivitete të ndryshme ku janë identifikuar nevojat për promovimin e tolerancës ndërfetare mes bashkësive.

Metin Muaremi, Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

“Mendojmë se te ne si shtet dhe rajon ekziston një tolerancë e lartë ndërfetare te popullata jonë dhe duam këtë shembull pozitiv që e kemi këtu ta shpërndajmë jo vetëm në Maqedoni, por edhe në vende si Bosnja, Mali i Zi, Shqipëria e kështu me radhë, ku po ashtu edhe atje ekziston. Kjo tolerancë që ne e hasëm përmes këtij procesi ta ngremë në nivel më lartë dhe të jetë si shembull dhe model bashkëpunimi edhe më gjerë në Ballkan”, tha Metin Muaremi, drejtor i CED.

Këto rezultate i mirëpritën edhe nga Komuna e Tetovës dhe Gostivarit.

Arben Taravari, Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

“Rezultatet ishin të pritshme për mua poshtë-lartë, mendoj se Pollogu është rajoni i cili reflekton më pozitivisht se çdo rajon tjetër në Maqedoni. Mendoj se komunat e Pollogut duhet të merren si rol model në përgjithësi në shtet, besoj se si sillemi këtu me njëri-tjetrin mirë është të sillen eshë në rajonet e tjera në Maqedoni”, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili theksoi se në këtë rajon ndërmjet feve nuk ka paragjykime të mëdha dhe bashkëjetohet mirë.

Besar Durmishi, Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

“Ne si kontribuues në Komunën e Tetovës kemi bërë një komision për bashkësitë ndërentike dhe ndërfetare, vetëm se tani më në përpilimin e buxhetit për vitin e ardhshëm kemi alokuar mjete që ai komision të jetë funksional dhe të bëjë punëtori të ndryshme ku do të njoftohen dhe sensibilizon masën për bashkësinë ndëretnike dhe ndërfetare. Në Tetovë dhe Pollog kjo tolerancë është në nivelin e duhur”, tha kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Besar Durmishi i cili mes tjerash theksoi se ka propozuar te NDI që këto iniciativa të vazhdojnë edhe në Manastir dhe Veles pasi atje ka shqiptarë dhe muslimanë që janë të diskriminuar dhe se nuk ka tolerancë.

Ky projekt u realizua nga Qendra për Edukim dhe Zhvillim (CED) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Demokratik (NDI), në kuadër të së cilit ka pasur aktivitete të ndryshme me fokus grupe të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button