Ministri çek për çështje evropiane: Hapi në zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor është sukses i presidencës çeke

Edhe përkundër luftës në Ukrainë dhe problemeve që rezultuan me të cilat u desh të përballej Presidenca çeke e Bashkimit Evropian, ministri çek për çështje evropiane, Mikulas Bek, vlerësoi se Republika Çeke ia doli në prioritetin e saj për të arritur progres në zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor, ndërsa dështimi është përkeqësimi i situatës me migracionin ilegal pa arritur marrëveshje për reformën e azilit, transmeton Portalb.mk.

“Është futur një dinamikë e re në procesin e zgjerimit të BE-së. Edhe para presidencës sonë, Ukraina dhe Moldavia morën statusin e kandidatit dhe ky është sinjal progresi. Arritëm aë Bosnja dhe Hercegovina të marrë statusin e kandidatit gjatë presidencës sonë”, tha Bek në një intervistë për agjencinë CTK.

Zhgënjim për presidencën çeke ishte refuzimi i Austrisë për të lejuar Bullgarinë dhe Rumaninë së bashku me Kroacinë të hyjnë në zonën Shengen.

“Është thjesht një sinjal që ndërlikon idetë e çdo rruge të parashikueshme drejt zonës Shengen, sepse në rastin e Bullgarisë dhe Rumanisë, Komisioni Evropian ka arritur në përfundimin se ato i plotësojnë të gjitha kriteret. Kjo kërcënon të rrisë skepticizmin tek qytetarët e vendeve të refuzuara ndaj BE-së, gjë që është gjithashtu një zhgënjim për të gjitha vendet e tjera që do të përpiqen të hyjnë në zonën Shengen në të ardhmen”, tha Bek.

Ministri çek për çështje evropiane paralajmëroi se situata me migracionin ilegal po përkeqësohet, dhe Republika Çeke nuk arriti, siç kishte shpresuar, të arrijë marrëveshje për të paktën mekanizmat e pjesshëm të solidaritetit në krizën e migracionit deri në fund të presidencës së saj, gjegjësisht fundin e këtij viti.

“Kjo nuk do të nënkuptonte kuota detyruese, por do të krijonte hapësirë ​​që vendet që përballen me numrin më të madh të emigrantëve në kufijtë e tyre të kenë mbështetje nga pjesa tjetër. Diskutimi për këtë nuk po shkon aq shpejt, qëndrimet e shteteve anëtare janë gjithashtu të largëta. Natyrisht, ekziston edhe një biznes i madh i kontrabandimit të migrantëve dhe refugjatëve, me të cilin janë të angazhuar shumë dhe ne nuk kemi instrumente efektive për ta shtypur atë”, tha Bek.

Republika Çeke i konsideron gjithashtu të suksesshme marrëveshjet me vendet e Ballkanit Perëndimor për të harmonizuar regjimet e tyre të vizave me Bashkimin Evropian dhe për të ndihmuar në shtypjen e migracionit përgjatë rrugës ballkanike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button