Boçvarski: Qeveria e ka shlyer thuajse gjysmën e borxhit të hekurudhave për energji

200 milionë denarë janë vendosur në dispozicion të Ministrisë së Transportit dhe lidhjeve për pagesën e një pjesë të borxhit të ndërmarrjeve “Hekurudhat e Maqedonisë” dhe “Hekurudhat e Maqedonisë – Transport”, informoi sot ministri Bllagoj Boçvarski, njofton Portalb.mk.

Vendimi për ndarjen e mjeteve mbrëmë është votuar në Kuvend. Boçvarski theksoi se Hekurudhat e Maqedonisë dhe Hekurudhat e Maqedonisë – Transport kanë borxh të përgjithshëm prej 6 milionë euro për rrymë elektrike dhe se me paratë që i marrin nga buxheti do ta paguajnë thuajse gjysmën e borxhit. Ai shtoi e borxhi i tyre varion dhe ndryshohet nga dita në ditë.

“Mundem të them se vetëm gjatë këtij viti, kemi dhënë mbi 12 milionë euro mbështetje për Hekurudhat e Maqedonisë dhe Hekurudhat e Maqedonisë – Transport. Në përgjithësi çdo vit ndihmojmë nëpërmjet obligimit për subvencionim të transportit të udhëtarëve dhe ky obligim është diku gjashtë e gjysmë deri në shtatë milion euro”, tha Boçvarski.

Më 15 dhjetor, EVN në mëngjes ia ndërpreu rrymën “Hekurudhës së Maqedonisë Transport” për shkak të borxhit prej 6.5 milionë eurosh, por pas disa orësh llambat në këtë kompani shtetërore u ndezën sërish.

Në tetor të këtij viti, Hekurudhat e Maqedonisë-Transport është renditur ndër institucionet shtetërore që kanë konsumuar më shumë energji elektrike në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Hekurudha ka konsumuar 760 për qind më shumë energji elektrike në krahasim me tetorin 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button