Hajrullahi u rizgjodh njëzëri shef i Prokurorisë së Lartë të Shkupit, Shterjev i Këshillit të Prokurorëve akuzoi gazetarët për sensacion

Shefi i deritanishëm i Prokurorisë së Lartë Publike të Shkupit, i cili u kritikua nga Këshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e majit për punën e tij në Prokurorinë më të madhe publike në kuadër të së cilës ndodhet Prokuroria për krim të organizuar, sot njëzëri u ri- zgjodh në këtë detyrë për një mandat të ri katërvjeçar, transmeton Portalb.mk.

Pas kritikave se prokuroria e Shkupit ka qenë e parregullt gjatë mandatit të tij, nuk ka pasur të dhëna për dëme nga veprat penale, nuk ka konfiskim të pasurisë së paligjshme, nuk ka të dhëna për kallëzime të refuzuara, për raste të vjetruara dhe vërejtje tjera të rënda, prokurori i shtetit Lubomir Joveski e ka vlerësuar pozitivisht me 24,5 pikë.

Pas zgjedhjes së tij, Olivera Naçakovska u zgjodh prokurore e lartë publike e Manastirit. Ajo u vlerësua me 48 pikë.

Anëtari i këshillit, Arbër Isaku, për Mustafa Hajrullahin tha se situata është përmirësuar shumë me ardhjen e tij në krye të Prokurorisë së Lartë Publike të Shkupit dhe do të përmirësohet edhe më shumë.

Anëtari Kole Shterjev, para votimit për Hjairullahin, akuzoi gazetarët se kishin nevojë për sensacionalizëm kur kritikonin Hajrullahin.

“Dëshira për të sensacionalizuar këta dy që hoqën dorë, krijoi nevojën për të sharë kandidatin, të cilin unë do ta mbështes”, tha Shterjev.

Në garë për kryetar të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup ishin tre kandidatë, por më pas tërheqjes së prokurores Fatime Fetai, edhe Burim Rustemi e tërhoqi kandidaturën. Mustafa Hajrullahi. mbeti i vetmi kandidat për këtë pozitë.

Në seancën e sotme, pritet të zgjidhen edhe prokurorët e lartë të Prokurorisë së Lartë Publike Gostivar, si dhe të kryetarëve të prokurorive themelore publike në, Veles, Gostivar, Kavadar, Kumanovë dhe Shtip.

Përveç zgjedhjes së kryetarëve të rinj, në rend dite është edhe vendimi për shpalljen e konkursit për katër prokurorë publikë në Prokurorinë Publike të NKOK-së.

Zgjedhja e kreut të ri të Prokurorisë së Lartë Publike – Shkup ishte në rend dite të seancës së 70-të të Këshillit të Prokurorëve Publikë më 14 nëntor, por me arritjen e kësaj pike, ajo u shty në mënyrë që, siç u tha, anëtarët të kishin kohë të mjaftueshme për të shqyrtuar dosjet e kandidatëve. Në vazhdim të seancës së 70-të të 21 nëntorit, Këshilli për Prokurorë Publikë nuk pati kuorum për të vendosur për këtë pikë dhe caktoi ushtrues detyre deri në krijimin e kushteve për zgjedhje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button