Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2023 do të jetë 274 milionë euro: Modernizimi i Armatës është prioritet

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, sot e kanë elaburuar propozim-buxhetin për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2023, i cili, siç deklaruan, shënon rritje të vazhdueshme dhe mundëson zhvillim të kapaciteteve mbrojtëse, avancim të standardeve të pjesëtarëve të Armatës dhe përforcim të sigurisë nacionale dhe kolektive, njofton Portalb.mk.

“Zhvillimi në mbrojtje do të kontribuojë për siguri më të modernizuar në lidhje me kërcënimet që na i sjellin sfidat gjeostrategjike, nga të cilat kemi obligim që t’i mbrojmë qytetarët tanë”, tha kryeministri Kovaçevski.

“Buxheti për mbrojtje është investim në shtetin tonë, në qytetarët tanë dhe në sigurinë tonë përbashkët”, tha ministrja Petrovska.

Buxheti për mbrojtjen gjatë vitit 2023 do jetë 274 milionë euro, që është 1,85% nga BPV dhe është buxhet më i madh se i vitit 2022 për 24,45%.

“Mjetet për pajisje dhe modernizim të Armatës rriten për 6% krahasuar me vitin e kaluar. Këtu bëjnë pjesë furnizimi i automjetet e lehta të blinduara JLTV dhe STRYKER, sistemi për mbrojtje kundërajrore, ndërkaq fokusi ynë kryesor është pajisja dhe përmirësimi i kushteve për punë të Grupit të Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë – Njësiti jonë NATO”, tha ministrja.

Në lidhje me rikonstruimin e objekteve dhe infrastrukturës së Armatës, ministrja informoi se në buxhetin për vitin 2023 do të ketë 10 milionë euro më shumë mjete financiare krahasuar me vitin paraprak.

“Në buxhet janë parashikuar 16 milionë euro për rikonstruimin e objekteve infrastrukturore në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatës. Fokusin e vendosim në zhvillimin e konceptit për mbrojtje EKO, gjegjësisht vendosim standarde të larta ekologjike në mbrojtje. Këtë e kemi bërë nëpërmjet investimit në tranzicionin energjetik dhe në objekte moderne dhe energjetike efikase. Qëllimi ynë kryesor është që ta ndryshojmë tërësisht mënyrën e ngrohjes në kazerma dhe në vend të energjensëve ndotës, të transferohemi në energjensë të cilët më pak ndotin. Gazifikimi i kazermave do të kontribuojë në ruajtjen e mjedisit jetësor”, tha Petrovska.

Në buxhetin për vitin 2023 janë planifikuar mjete për 200 ushtarë të rinj, pranimi i të cilëve duhet të mbarojë deri në fund të këtij viti, por edhe për 300 ushtarë profesionistë, 60 oficerë dhe 120 nënoficerë.

Vitin e ardhshëm planifikohet edhe pjesëmarrja në më shumë misione të NATO-s, Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian edhe atë me gjithsej 226 pjesëtarë të Armatës ose 111 më shumë se vitin e kaluar.

Ministrja e Mbrojtjes, Petrovska theksoi se Maqedonia e Veriut ka NATO Armatë moderne dhe të fuqishme, e cila mund të përballet me të gjitha sfidat dhe në të cilën qytetarët mund të mbështeten dhe se do të vazhdojnë investimi në njerëz, pajisje dhe zhvillim të shkathtësive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button