Do të tërhiqem nga Twitteri sapo të gjej dikë aq budalla sa të më zëvendësojë, tha Musk

Elon Musk ka thënë se do të japë dorëheqjen si drejtor ekzekutiv i Twitterit kur të gjejë dikë mjaft budalla për ta zëvendësuar atë. Ai paraprakisht premtoi të respektojë rezultatet e një sondazhi në të cilin 57% e përdoruesve të Twitterit votuan për largimin e tij nga posti drejtues, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se do të vazhdojë të udhëheqë ekipet e softuerit dhe serverëve pasi të gjendet zëvendësuesi i tij.

Musk përfundoi një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh për të blerë Twitter në tetor dhe është kritikuar për ndryshimet që ka prezantuar në platformë që atëherë. Ai pushoi gjysmën e stafit të tij dhe futi pagesën për verifikimin e profilit.

Është hera e parë që Musk flet që nga fillimi i një sondazhi të dielën, ku u kërkon 122 milionë ndjekësve të tij të thonë nëse ai duhet të largohet nga posti i drejtorit ekzekutiv.

“Askush nuk e dëshiron punën që mund ta mbajë Twitter gjallë”, shkroi Musk pas anketës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button