TikTok do tu tregojë përdoruesve arsyet e rekomandimit të një përmbajtjeje të caktuar

Algoritmi i cili fuqizon faqen “For You” të TikTok ka ngjallur shpeshherë dyshime. Përdoruesit janë çuditur nga saktësia e aplikacionit ndërsa kritikët e tij thonë se kompania mund të përdorë algoritmin për të manipuluar dhe influencuar përdoruesit, raporton PCW.

Tani kompania ka ndërmarrë hapa për të de-mistifikuar disa aspekte të algoritmit. Aplikacioni lançoi një funksionalitet të ri që do të ndihmojë njerëzit të kuptojnë pse një video e caktuar ju është rekomanduar.

Me këtë përditësim përdoruesit mund të klikojnë ikonën në formë pikëpyetjeje për të mësuar rreth listës së faktorëve që kanë luajtur rol në këtë rekomandim.

Përmes një postimi në blog kompania thekson se sistemi i rekomandimeve fuqizohet nga modele teknike dhe funksionaliteti është krijuar që këto modele ti bëjë më të kuptueshme.

Për shembull “kjo video është shumë popullore në Shqipëri” apo “ju po ndiqni” janë dy shpjegime të ofruara nga TikTok. Shpjegime të tjera mund të jenë bazuar në ndërveprimin e përdoruesit siç është përmbajtja që keni parë, pëlqyer, shpërndarë apo postimet ku keni komentuar po keni kërkuar.

Kompania premtoi të shtojë më tepër transparencë dhe shpjegime mbase do të bëhen më të detajuara. Edhe pse funksionaliteti nuk do të sigurojë kritikë të cilët mendojnë se kompania mëmë ByteDance me zyra qendrore në Kinë përdor algoritmin për të manipuluar përdoruesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button