Sot dhe nesër regjim i posaçëm trafiku në Shkup, për vizitë kryetari i Kuvendit të Turqisë Mustafa Shentop

Kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, Mustafa Shentop sot do të vizitojë Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Pres-shërbimi parlamentar njoftoi se Shentop do të ketë takim me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, transmeton Portalb.mk.

Për shkak të vizitës së Shentop, sot dhe nesër në Shkup do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit.

Siç informojnë nga MPB-ja, për shkak të vizitës së delegacionit, Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Shkup në dy ditët e ardhshme do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit nëpër rrugët e zonës më të gjerë qendrore të kryeqytetit.

Nga aty u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarësve në komunikacion që t’u binden urdhrave të punonjësve të policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button