Policia e kapi Ivanën që hante e pinte në emër të Komunës së Gjorçe Petrovit dhe kryetarit të komunës

Është zbuluar personi Ivana, e cila ka ngrënë dhe pirë nëpër lokale dhe restorante në emër të Komunës së Gjorçe Petrovit dhe kryetarit Aleksandar Stojkoski. Bëhet fjalë për një 36-vjeçare me iniciale I.A. Ajo është marrë në pyetje dje në komisariat dhe ka pranuar krimin, transmeton Portalb.mk nga 360 Gradë.

“Me datë 16.12.2022, në Stacionin Policor Gjorçe Petrov është zhvilluar intervistë zyrtare me I.A.(36) nga Shkupi. Ajo dyshohet se është paraqitur rrejshëm si punëtore e komunës së Gjorçe Petrovit dhe ka porositur ushqim nga disa objekte hoteliere në emër të kompanive me të cilat komuna supozohet se ka bashkëpunuar. Në bisedë ajo ka pranuar krimin”, thonë nga MPB.

Nga aty bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet padi ndaj saj.

Komuna e Gjorçe Petrovit është ankuar publikisht për rastin të mërkurën (14 dhjetor) dhe ka apeluar te objektet hotelierike që të mos bien në këtë lloj mashtrimi.

“Personi Ivana në emër të Komunës së Gjorçe Petrovit dhe kryetarit Aleksandar Stojkoski në të kaluarën ka telefonuar dhe ka dalë në katering, duke porositur ushqime dhe pije, kinse për komunën dhe kryetarin. Pas kryerjes së porosisë, personi kërkon që faturat për shërbimin e ofruar të lëshohen dhe t’i dorëzohen kompanive që bashkëpunojnë me Komunën e Gjorçe Petrovit. Për kompanitë jep të dhënat e nevojshme për hartimin e faturës”, njoftoi Komuna më 14 dhjetor.

Duke u distancuar tërësisht nga veprimet e këtilla, Komuna e Gjorçe Petrovit apelon që hotelierët të jenë të kujdesshëm dhe të mos lejojnë që të mashtrohen. Por, nëse ajo ndodh, menjëherë ta kontaktojnë administratën komunale në telefonin: 02 20/44-411  ose në kontakt@opstinagpetrov.gov.mk si dhe ta paraqesin rastin në polici.

LEXO: Komuna Gjorçe Petrov: Mos i besoni “Ivanës” e cila porosit ushqim dhe pije në emër të kryetarit të komunës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button