Ministria reagoi pas publikimit të gabimit te libri i klasës së pestë

Pas publikimit të gabimit në librin e ri për klasat e pesta “Histori dhe Shoqëri”, libër i paraparë me Konceptin e ri të arsimit në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Shërbimi Pedagogjik filluan proces për përcaktimin e arsyeve të lëshimeve gjatë miratimit dhe botimit të teksteve shkollore nga lënda Histori dhe Shoqëri për klasën e V, në të cilën janë konstatuar gabime dhe gjëra të palogjikshme, të cilat nuk duheshte të lejohen”, deklarojnë nga Ministria, duke theksuar se Komisioni Nacional është organi më i lartë në procesin e miratimit të teksteve shkollore.

Ministria paralajmëroi që pas marrjes së raportit nga Komisioni, do të marrë jep propozime konkrete, pasi “nuk është e lejueshme të ndodhin lëshime të këtilla”.

Ndryshe, fillimisht në rrjetet sociale filloi të qarkullojë lapsusi që u gjet në tekstin e ri të Historisë dhe shoqërisë për klasën e pestë, në të cilin shkruhej se maja më e lartë në botë, mali Everest, është 29.305 këmbë (ft) i lartë, në vend të 8.849 metra.

Në temën 2 – “Popullsia dhe kontinentet”, në pjesën ku përshkruhen veçoritë gjeografike të Maqedonisë, thuhet se vendi kufizohet në lindje me Republikën e Shqipërisë, dhe në perëndim me Republikën e Bullgarisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button