Spasovski: Kërcënimet për vendosje të bombave në RMV, janë për shkak të interesave gjeostrategjike

Kjo është pjesë e të ashtuquajturës luftë hibride dhe sigurisht duhet të jetë për shkak të interesave gjeostrategjike të cilat praktikohen mu në këtë zonë. Kështu deklaroi ministri i Punë të Brendshme, Oliver Spasovski në pyetjen e Portalb.mk, nëse kërcënimet për vendosje të bombave nëpër shkolla, institucione dhe qendra tregtare vijnë nga Rusia, ashtu siç deklarojnë ekspertët, njofton Portlab.mk.

“Ne kemi veprim të mirë gjeostrategjik dhe ndihmuan shumë për punë tjera, por nga aspekti i sfidave të sigurisë paraqet indikacion të madh. Do të them si paralajmërim se një pjesë të porosive që i dërgojnë këto ditë, janë të njëjtat që i marrin edhe shtetet e rajonit në Mal të Zi, Serbi, Gjermani, Kroaci. Punojmë në vazhdimësi me të gjitha organizatat ndërkombëtare partnere me qëllim që të mund të ndihmojnë këtë pjesë. Qëllimi është ai që të nxitet frikë, pasiguri, panik, që të shpenzohen institucionet, që të rrënohen autoritetet politike në shtet, megjithatë ne ndaj kësaj reagojmë me sukses, pasi që rrugën dhe ardhmërinë tonë e zgjedhin qytetarët tanë, nuk mundet askush prej jashtë që të na imponojë nëse do të jemi pjesë të NATO-s apo do të shkojmë rrugës evropiane e kështu me radhë”, deklaroi Spasovski.

Ai shtoi se situata e këtillë tregon se sa është e rëndësishme në nivel global të punohet në mbrojtje nga sulmet hibride dhe në pjesën e sigurisë kibernetike.

Maqedonia e Veriut, ashtu sikur edhe shtetet e rajonit, në periudhën e kaluar është duke u përballur me kërcënime për vendosje të bombave nëpër objekte dhe vende publike. MPB pas çdo kërcënimi i ka evakuuar qytetarët, megjithatë ende nuk mund të bie në gjurmë të dërguesve të e-mailave, të cilat kanë krijuar kaos të vërtetë.

Portalb.mk shkruajti se ekspertët vlerësojnë se alarmet e deritanishme për bomba nëpër objekte shkollore, qendra tregtare dhe institucione vijnë prej Rusisë, ndërkaq, qëllimi është që të ndjellin frikë te qytetarët në kontekst të luftës në Ukrainë dhe ankthit për një konflikt në veri të Kosovës.

Për kryeministrin Dimitar Kovaçevski nuk ka dyshim se këto janë sulme hibride ndaj shtetit dhe se ky është një akt monstruoz. Raportimet për bomba të vendosura kanë për qëllim destabilizimin e vendit dhe të gjithë rajonit, pasi raste të tilla janë regjistruar edhe në vendet fqinje.

“Këto sulme hibride janë për shkak të qëllimeve gjeostrategjike ose atyre lokale. Ato u bënë veçanërisht të shpeshta pas fillimit të konfliktit ushtarak në Ukrainë. Ndaj këtij llojit të sulmeve janë të ekspozuara edhe Serbia, Mali i Zi, por ka edhe në Zelandën e Re, SHBA, Kanada dhe Gjermani”, deklaroi Kovaçevski.

Ai vlerëson se MPB-ja nuk ka dështuar në detyrën e saj, pavarësisht se për tre muaj nuk ka arritur ta zbulojë autorin apo autorët e mesazheve kërcënuese. Kryeministri e konfirmoi se porositë dërgohen nga jashtë shtetit dhe se po dërgoheshin nga jashtë dhe se bëhet fjalë për rrjete private virtuale (VPN).

Spasovski më 19 nëntor deklaroi se së shpejti do të ketë rezultate nga hetimi për paralajmërime për bomba, të cilat krijojnë shqetësim në opinion tashmë një kohë të gjatë. Por, deri më tani s’ka kurrfarë njoftimi se kush qëndron prapa këtyre alarmeve të rrejshme që i shqetësojnë qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button