Gostivari dhe Tetova nuk do të zbukurohen për festat e fundvitit

Dy ndër qytetet më të mëdha në vend, Tetova dhe Gostivari nuk do të dekorohen me zbukurimet e festave të fundvitit. Kështu deklaruan të parët e këtyre dy komunave të pyetur nga gazetarët, kjo sipas tyre vjen për shkak të krizës ekonomike dhe energjetike. Por theksuan se do të ketë ndonjë aktivitet tjetër, shkruan Portalb.mk.

“Jo, nuk do të ketë, shkaku i masave të cilat janë nga Qeveria dhe Këshilli që ka sjellë, por sidoqoftë për periudhën e Vitit të Ri nuk do të fiken dritat gjatë natës. Gjithashtu ka një projekt, propozim, që në qendër të qytetit të vendosen disa pajisje urbane me të cilat qytetarët do të mund të kalojnë festat e fundvitit, edhe sigurisht planifikojmë të kemi disa aktivitete, por kur do ta kem propozimin final do ta prezantoj”, deklaroi Bilall Kasami.

“Jo nuk kemi, mund të shfrytëzojmë zbukurime që i kemi pasur prej vitit të kaluar, diçka nuk planifikuam të investojmë sivjet, për shkak të krizës ekonomike mendoj se duhet të kursehet, mendoj se ka disa zbukurime që kanë mbetur prej viteve të kaluara, ka mundësi që t’i shfrytëzojmë sa për t’i gëzuar pak fëmijët sidomos në qendrën e Gostivarit”, tha Arben Taravari.

Për dallim, kryeqyteti do të zbukurohet për festat e fundvitit, këtë e tha mbrëmë në TV21 nënkryetari i Qytetit të Shkupit, Aleksandar Trajnovski.

“Këto ditë, nëse jo nga sonte, duhet të nisë dekorimi i kryeqytetit”, tha Trajanovski.

Përndryshe, shumë komuna në vend si rezultat i krizës energjetike dhe rritjes së çmimit të saj, fikin dritat e ndriçimit publik më herët, dhe rrugët mbeten në errësirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button