Shefi i policisë polake u plagos pasi i shpërtheu dhurata që e mori nga Ukraina

Njeriu i parë i policisë polake u plagos kur një dhuratë që mori gjatë një vizite në Ukrainë shpërtheu në selinë e tij në Varshavë, njoftoi të enjten Ministria e Brendshme polake.

Jaroslaw Szymczyk mori një dhuratë nga një prej drejtuesve të shërbimeve të urgjencës ukrainase kur ishte në Ukrainë më 11 dhe 12 dhjetor.

“Komandanti është plagosur lehtë dhe ndodhet në spital që prej ditës së djeshme”, njoftoi ministria, duke shtuar se ngjarja ka ndodhur të mërkurën, transmeton Foldrejt.

Deri më tani nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë.

Mediat polake raportuan më herët se Szymczyk u plagos në shpërthimin në selinë e policisë dhe u dëmtua tavani i ndërtesës.

Pala polake kërkoi shpjegime përkatëse nga forcat ukrainase, thuhet në njoftimin për shtyp.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button