Arsovska tha se ka marrë kërcënime drejtpërdrejtë nga Mickoski, VMRO-DPMNE me reagim që këtë ta dëshmojë në gjyq

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska tha se konkretisht, personalisht dhe drejtpërdrejtë ka marrë kërcënime nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Nga ana tjetër, partia VMRO-DPMNE në reagimin e tyre theksojnë se Arsovska duhet ta dëshmojë në gjyq atë që e tha sonte në intervistë, njofton Portalb.mk.

“Kam pasur kërcënime nga Hristijan Mickoski edhe atë konkretisht, personalisht dhe drejtpërdrejt me fjalët ‘në qoftë se nuk e bën këtë, do të ndodhë kjo dhe kjo’. ‘Në momentin e parë që do të bëhem kryeministër do të tërheqim nëpër rrugë, do ta fshijmë dyshemenë me ty”. Besoj se jo një grua, por asnjë njeri nuk duhet të vendoset nën presion të tillë. Atij që i thotë këto kërcënime nuk duhet t’i lejohet asnjë moment të jetë në një funksion, në të cilin do të mund t’i përmbushë këto kërcënime”, theksoi sonte Arsovska në intervistë për Televizionin Kanal 5.

Ajo gjithashtu i përgënjeshtroi pohimet nga opozitarja VMRO-DPMNE se ka realizuar takim të fshehtë me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe porositi që të kërkohet dorëheqje nga ata persona të cilët në vazhdimësi manipulojnë si dhe se nuk planifikon që të tërhiqet nga funksioni.

Nga ana tjetër, në kumtesën e VMRO-DPMNE-së ndaj intervistës së Arsovskës kjo parti thotë se janë të shqetësuar për gjendjen psikofizike në të cilën ndodhet kryetarja e Qytetit të Shkupit. Ata konsiderojnë se ekzistojnë dyshime të bazuara, të cilët manifestohen në vazhdimësi disa muaj më parë, për aftësinë shëndetësore që ajo t’i ushtrojë kompetencat që i janë besuar.

Arsovska ka obligim, duke pasur parasysh pasojat e vështira ndaj shkupjanëve të shkaktuara nga destruktiviteti dhe kompulsiviteti i saj, t’i ofrojë opinionit dëshmi relevante mjekësore nga e cili do të shihet se ajo është me të vërtetë person psiqikisht i shëndoshë. Megjithatë, duke e pasur parasysh peshën e akuzave që i theksoi në intervistë, pavarësisht nga e deklaruara, jemi të detyruar të kërkojmë që këtë ta dëshmojë në procedurë të rregullt para gjykatave në vend. Njëkohësisht, besojmë se deri atëherë opinioni edhe në letër do të bindet në gjendjen e vërtetë psikologjike të këtij personi”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button