Shkup, një ish-kryetar komune është akuzuar për keqpërdorim detyre

Njësia për krime ekonomike dhe kompjuterike ka bërë kallëzim penal ndaj J.P. (53) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar, transmeton Portalb.mk.

I akuzuari, në cilësinë e personit të autorizuar – kryetar komune, në periudhën prej vitit 2011 deri në vitin 2015 ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare në disa raste duke tejkaluar kufijtë e kompetencave të tij zyrtare dhe ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik.

“Pesëdhjetë e tre vjeçari nga Shkupi në vitet 2011, 2012 dhe 2013 ka sjellë tri vendime për prokurim publik për harduer, softuer dhe servisim të rrjetit në vlerë të përgjithshme prej 802.400 denarë, por përkundër kësaj ka blerë dhe paguar mallra dhe shërbime në vlerë prej 184.192 denarë më shumë se mjetet e parashikuara nga Buxheti dhe përtej vendimit të miratuar për prokurim publik për harduer, softuer dhe servisim të rrjetit. Gjithashtu, gjatë vitit 2014, i denoncuari ka marrë Vendim për prokurim publik të pjesëve për vetura të pasagjerëve dhe riparimin dhe mirëmbajtjen e tyre, por edhe përkundër kësaj ka blerë dhe paguar mall në vlerë prej 25.623 denarë më shumë se mjetet e parapara për atë qëllim dhe jashtë Vendimit të marrë nga ana e tij”, informuan nga MPB.

Gjithashtu, i akuzuari në periudhën e përmendur ka prokuruar dhe paguar mallra dhe shërbime në vlerë të përgjithshme prej 440.781 denarë me operator ekonomik, edhe pse ka ditur dhe ka qenë në dijeni se mallrat dhe shërbimet nuk janë objekt i kontratës së prokurimit publik, ndërsa me një operator tjetër ekonomik ka paguar për mallra dhe shërbime në vlerë të përgjithshme prej 200.491 denarë, edhe pse ka ditur se mallrat dhe shërbimet e paguara nuk janë fare objekt i prokurimit publik të kontratës së lidhur për prokurim publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button