Më pak leje ndërtimi, por më shumë shpenzime për ndërtimin e objekteve në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit tetor janë dhënë më pak leje ndërtimi për objekte që kanë kushtuar më shumë sesa në tetorin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit tetor të vitit 2022 janë dhënë 373 leje ndërtimi, që është për 26.7 % më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 14 404 949 000 denarë, që është për 48.2 % më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që vlera e shtuar është rezultat i lejeve të dhëna për ndërtimin e hekurudhës Beljakovc – Kriva Pallankë, e cila është në vlerë prej 9 534 439 000 denarë.

Gjysma e lejeve të dhëna janë për ndërtimin e objekteve të larta, ndërsa në gjysmën e lejeve të dhëna si investitor kemi personat fizik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button