Alarme për bomba edhe në shkollat e Malit të Zi

Disa shkolla fillore dhe të mesme në Podgoricë u evakuuan të hënën pasi morën njoftime përmes postës elektronike për vendosjen e mjeteve shpërthyese, raporton VOA. Policia malazeze tha se ka marrë masa lidhur me njoftimet dhe për sigurinë e nxënësve dhe qytetarëve.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, Ministria e Arsimit u rekomandoi të gjitha shkollave që nxënësit dhe punonjësit të largohen nga mjediset shkollore.

“Duke pasur parasysh se në periudhën paraprake jemi përballur me me raportime të këtij lloji, të cilat fatmirësisht kanë qenë të rreme, ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të veprojnë me qetësi dhe përmbajtje, sikurse në rastet e mëparshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

Alarmet e shumta që dolën të rreme për mjete shpërthyese të vendosura në shkolla ndodhën edhe në prill të këtij viti, kur të gjitha shkollat në Mal të Zi u evakuuan.

Më 8 dhjetor u dha alarmi për lëndë shpërthyese në Gjykatën e Lartë në Podgoricë duke bërë që të ndërpriten të gjitha gjykimet dhe të evakuohen punonjësit e saj.

Pas kontrollit doli se alarmi ishte i rremë.

Raportimet e sotme për bomba në Shkup dhe Kavadar janë të rreme. Kështu njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme pas kryerjes së kontrolleve të nevojshme në lokacionet ku u raportua për bomba.

Javën e kaluar, përveç njoftimeve anonime për bomba të vendosura në shkollat ​​e mesme dhe fillore, raportime ka pasur edhe në qendrat tregtare, gjithsej në 12 lokacione.

Mëngjesin e sotëm, policia malazeze njoftoi se ka pasur një valë të re raportimesh për bomba që kanë mbërritur në adresat elektronike të disa shkollave në Podgoricë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button