Përballë rritjes së rasteve me COVID, Kina po e mobilizon sistemin shëndetësor

Përballë një rritje të rasteve me COVID-19, Kina po krijon më shumë qendra të kujdesit intensiv, e po përpiqet të forcojë shërbimin spitalor. Këto zhvillime vijnë ndërsa Pekini po heq testimet e detyrueshme e kufizime të tjera që kishin bllokuar me miliona njerëz në shtëpi, kishin dëmtuar ekonomike, apo që u bënë shkak për protestat më të mëdha në vend në një dekadë, shkruan Zëri i Amerikës.

Zyrtarisht qeveria e Presidentit Xi Jinping është ende e përkushtuar për të ndaluar transmetimin e virusit. Por lëvizjet e fundit sugjerojnë se Partia Komuniste në pushtet do të tolerojë më shumë raste pa karantinë, ndalim të udhëtimeve apo mbyllje të bizneseve ndërsa po shkon drejt dhënies fund të strategjisë së saj të ashtuquajtuar zero tolerancë ndaj COVID-it. Zyrtarët bënë thirrje për mobilizim të plotë të sistemit shëndetësor, përfshirë shtimin e personelit mjekësor dhe rritje të furnizimeve me ilaçe. Por disa restorante dhe biznese vazhdojnë të jenë të mbyllura sepse shumë prej punonjësve të tyre janë të sëmurë.

Nuk është e qartë se sa janë rritur numrat e infeksioneve që nga java e kaluar kur Pekini i dha fund testimit të detyrueshëm për COVID. Por sipas disa njoftimeve ka shpërthime të virusit në biznese e shkolla në të gjithë vendin.

Ekspertët paralajmërojnë se ekzistojnë mundësitë që partia në pushtet të ndryshojë kursin dhe të rivendosë kufizimet në rast të një mbingarkese në spitale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button