Natasha Gaber-Demjanovska përsëri në krye të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë

Natasha Gaber-Demjanovska është rizgjedhur për Drejtoreshë të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë. Gaber-Demjanovska është zgjedhur me tetë vota për dhe një abstenim në seancën e sotme të Këshillit drejtues të Akademisë, raporton MIA.

Në garë për drejtor të Akademisë ishin edhe tre kandidatë, gjykatësit Nenad Saveski, i cili mori tre vota për, pesë kundër dhe një abstenim dhe gjykatësi  Andrej Dimovski, për të cilin ishin nëntë vota kundër. Gjykatësja Emilia Shopar-Jovanova nuk është votuar, për shkak të mosplotësimit të kushteve.

Ky është mandati i dytë katërvjeçar i Gaber-Damjanovskës. Ajo është ish-gjykatëse kushtetuese dhe drejtoreshë e Institutit për Kërkime Juridike Sociologjike dhe Politike dhe për herë të parë u zgjodh drejtoreshë e Akademisë në nëntor 2018.

Në pajtim me Ligjin për Akademi për gjykatës dhe prokurorë publikë, drejtoresha Natasha Gaber ka kryer detyrën deri më 30 nëntor 2022, ndërsa Këshilli administrativ i Akademisë, i cili një ditë më parë mbajti seancën konstituive, emëroi Zoran Gerasimovskin, anëtar të Këshilli Drejtues, si ushtrues detyre i drejtorit të ASJO, i cili dha dorëheqje të parevokueshme pesë ditë më vonë për arsye personale.

Këshilli drejtues në seancën e 188-të më 5 dhjetor solli vendim me të cilin për u.d. i Akademisë e emëron Besir Aliun, anëtar të Këshillit drejtues të Akademisë dhe prokuror publik të Prokurorisë themelore publike të Tetovës.

Ndryshe, në shpalljen paraprake gjatë verës, nga të paraqiturit aktual vetëm Gaber-Damjanovska kishte paraqitur kandidaturë. Kundërkandidatja e saj ishte gjyqtarja Olja Ristova nga Gjykata Penale. Mirëpo, në seancën e 30 gushtit, anëtarët e Bordit drejtues nuk e zgjodhën drejtorin. Edhe pse asokohe u tha se të dy kandidatët i plotësonin kushtet për këtë pozitë, asnjëri prej tyre nuk mori numrin e duhur të votave.

Në ndërkohë, ka pasur ndryshim në përbërjen e Bordit drejtues, ndërsa javën e kaluar, pas skadimit të mandatit të Gaber-Damjanovskës më 30 nëntor, funksionin ushtrues detyre drejtor të Akademisë e mbajtën dy persona të cilët sipas ligjit janë anëtarë të Bordit drejtues.

Fillimisht, në seancën konstituive të Bordit të ri drejtues më 29 nëntor, për u.d drejtor është emëruar gjyqtari Zoran Gerasimovski, i cili është edhe anëtar i Këshillit Gjyqësor. Mirëpo, ai të hënën (5 dhjetor) njoftoi se pas indikacioneve nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) se ka pasur konflikt interesi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës. Të njëjtën ditë, në seancën e Këshillit drejtues, në këtë pozitë përkohësisht deri në zgjedhjet e sotme është emëruar Besir Aliu, prokuror nga Tetova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button