Për shkak qirave të larta dhe kushteve të këqija, sot protestohet në tregun “Kvantashki”

Qiraxhinjtë e tezgave në tregun “Kvantashki” në Shkup, sot prej orës 6 deri në orën 9 protestuan përpara hyrjes së tregut për shkak, siç thonë ata, sjelljes së paligjshme të udhëhqësisë së tregut, njofton Portalb.mk.

Ata në kumtesë p;r mediat dje thanë se në treg nuk ekzistojnë kushte elementare për punë, si për qiraxhinjtë, ashtu edhe për bujqit individual – prodhues dhe shitës.

“Nuk ekziston rrjet kanalizimi kështu që edhe gjatë shiut më të vogël vjen deri te vërshimi i rrugicave, por edhe të magazinave tona dhe në këto kushte ne nuk mund ta kryejmë veprimtarinë tonë, gjegjësisht ta shesim mallin. Edhe pse pronari dhe udhëheqësia e tregut “Kvantashki” kanë premtuar kushte më të mira për të gjithë të interesuarit, për fat të keq asgjë prej asaj nuk është premtuar. Nuk ekziston numër i mjaftueshëm i nyejve sanitare, gjegjësisht ekziston vetëm një, por edhe ai është larg standardeve për higjienë personale, gjithashtu nuk ekziston tualet i ndarë për meshkuj dhe femra”, thonë qiraxhinjtë duke shtuar se uji për pije është ndaluar dhe në vend të saj është hapur bunar.

Ata theksojnë se u është dhënë premtim për mbulimin e plotë të vendeve me qira, por as ai premtim nuk është realizuar.

“Në lidhje me çmimin për qira vlerësojmë se është shumë e lartë si për ne, ashtu edhe për rezervim të vendeve bujq individual dhe e njëjta është 500 denarë për metër katror. Përveç kësaj, gjatë çdo hyrjes në treg duhet të paguajmë mjete shtesë, ndërkaq nëse automjeti i cili është i paraqitur nga ana jonë për nevoja personale ka defekt dhe vijmë me automjet tjetër, duhet ta paguajmë shumën e plotë për hyrje e cila është 300 denarë për automjet dhe deri në 1.500 denarë për furgon. Në këtë mënyrë, ngarkohen financiarisht edhe bujqit individual të cilët e sjellin mallin në treg dhe gjithsesi edhe blerësit. Dhe në këto kushte – pakushte, udhëheqësia e tregut “Kvantashki” planifikon që të vendos pagesë shtesë me vendosjen e aparateve për hyrje dhe dalje nga tregu për çdo orë të kaluar, që është shumë”, thonë qiraxhinjtë.

Ata i bëjnë thirrje pronarit dhe udhëheqësisë së tregut “Kvantashki” të vijnë dhe të bisedojnë për problemet dhe të njëjtat të zgjidhen në interes të të gjitha palëve.

Protesta e sotme erdhi pas asaj të 6 dhjetorit kur tregtarët protestuan për të njëjtat arsye.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button