Irani e ka kryer ekzekutimin e parë për protestat anti-qeveritare

Irani ka thënë të enjten se ka ekzekutuar një të burgosur, që supozohet se është dënuar gjatë protestave mbarëkombëtare të javëve të fundit, transmeton REL.

Media shtetërore ka raportuar se Mohsen Shekari është shpallur fajtor për “armiqësi ndaj Zotit”.

Ai është akuzuar se ka kryer trazira, duke bllokuar një rrugë kryesore në Teheran më 25 shtator dhe duke plagosur me thikë një pjesëtar të forcës paramilitare Basij.

Ky ekzekutim besohet se shënon ndëshkimin e parë të tillë të kryer nga Teherani.

Ekzekutimi vjen teksa edhe të burgosur të tjerë përballen me dënime me vdekje për përfshirjen e tyre në protestave.

Protestat kanë shpërthyer kundër Policisë për Moral në Iran, pas vdekjes së Mahsa Aminit, 22-vjeçares e cila është ndaluar nga zyrtarë të këtij departamenti, nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button