Policia ka arrestuar pesë tifozë për dhunë në një ndeshje sportive në Shkup (VIDEO)

Sot nga punonjësit e policisë në Stacionin për Punë të Brendshme në Shkup janë arrestuar pesë qytetarë të cilët kanë shfaqur dhunë në ndeshjen e së dielës në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“U arrestuan I.M., D.M., B.M., Gj.N., dhe N.M. pas raportimit të mëparshëm nga E.S. nga fshati Konjare se pesë personat kanë sulmuar fizikisht rreth orës 15 më 4 dhjetor të këtij viti në kohën e një ndeshje futbolli në fushë futbolli në territorin e komunës së Aerodromit”, raportojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Policia ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj këtyre pesë qytetarëve.

“Deri ne minutin e 69-te, ndeshja rrodhi ne fryme sportive dhe pa asnje verejtje. Pikerisht, ne kete minute, nga rruga, permes pjeses administrative te stadiumit ne pjesen e tribuneve u futen 40 huligan me maska, bejzboll shkopinj, thika, zinxhire, gure e mjete tjera metalike, ku sulmuan ne menyre shtazarake shikuesit/tifozet shqiptar dhe te tjeret qe ishin ne shkallet e stadiumit. Ekipi nikoqir, nuk kishte arritur te siguroj asnje kusht per sigurine e shikuesve (as kujdestar rendi, as polici, as persona te sigurimit fizik) dhe duke shfrytezuar keto leshime skandaloze, huliganet e kishin fare te lehte te depertojne dhe te realizojne sulmin e tyre”, është sqarimi i ekipit “Bashkimi” nga Kumanova.

Ekipi mysafir vlerësoi që ky grup i tifozëve fillimisht nuk ka qenë në stadiun, por janë futur vetëm për të sulmuar shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button