Rritja e çmimeve ka prekur edhe hotelet e Maqedonisë së Veriut

Hotelet e Maqedonisë së Veriut kanë regjistruar rritje të çmimeve gjatë nëntorit në krahasim me muajin dhe vitin paraprak, transmeton Portalb.mk.

Çmimet e shërbimeve hotelerike në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar janë rritur për 17.1 për qind, ashtu që te ëmbëlsirat kemi rritje për 34.3 për qind. Rritje të theksuar kemi edhe te pjekja, sallatat dhe buka.

Te pijet joalkoolike kemi rritje për 17 për qind, ndërsa te pijet alkoolike 10.7 për qind.

Krahasuar me muajin shtator, rritja e çmimeve te sektori i hotelerisë është 0.1 %, ashtu që te perimet e gatshme është regjistruar edhe ulje e çmimeve për 0.1 %.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button