Zelenskyy: Luftimet më të ashpra zhvillohen në Bakhmut dhe Soledar në rajonin e Donetskut

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy deklaroi se përleshjet më të rënda në luftën që vazhdon në vendin e tij me Rusinë po zhvillohen në qytetet Bakhmut dhe Soledar në rajonin e Donetskut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zelenskyy iu drejtua popullit me video-mesazhin e tij të përditshëm të postuar në llogarinë e tij në Telegram.

Duke i konsideruar si më të “nxehtat” luftimet që po zhvillohen në qytetet Bakhmut dhe Soledar në rajonin e Donetskut, Zelenskyy tha:

“(Situata) në qytetet Bakhmut dhe Soledar në rajonin e Donetskut ashtu si edhe më parë është nga më të nxehtat dhe më të dhimbshmet. Bëjmë çdo gjë për ndihmuar në këtë drejtim bijtë tanë (ushtarët ukrainas). Heronjtë tanë që mbajnë mbrojtjen atje, të gjithë ata që ndodhen atje meritojnë falënderimet më të mëdha”.

Zelenskyy rikujtoi se vendet e Bashkimit Evropian më 2 dhjetor ranë dakord për zbatimin e çmimit tavan prej 60 dollarë për fuçi për naftën që transportohet nga Rusia me rrugë detare.

Pasi ka mbrojtur idenë e tij se çmimi i një fuçie nafte ruse duhet të ulet deri në 30 dollarë, Zelenskyy tha se nuk janë të kënaqur nga vendimi i djeshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button