Policia arrestoi një qytetar të Haraçinës pasi sulmoi një të punësuar në portal

Në lidhje me një kërcënim përmes formës elektronike, Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një qytetar 31 vjeçar nga Haraçina. Ai në bisedë zyrtare ka pranuar veprën, transmeton Portalb.mk.

“Punonjësit e policisë nga SPB Shkup në Stacionin Policor në Kisela Vodë kanë arrestuar 31 vjeçarin Sh.M. nga fshati i Haraçinës”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut, duke paralajmëruar kallëzim penal.

Ai u arrestua nën dyshimet se një ditë më herët përmes formës elektronike ka dërguar mesazhe kërcënuese deri te një i punësuar në portal që është agjenci lajmesh. Policia sqaroi që kërcënimet kishin të bëjnë me një tekst të publikuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button