RMV, të hënën mbaron afati i studentëve për të aplikuar për bursa, vlera e të cilave arrin deri 18 mijë denarë

Studentët e Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi deri më 5 dhjetor të aplikojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për të fituar bursë, e cila si mbështetje financiare te studentët do të shpërndahet nëntë muaj të këtij viti akademik, transmeton Portalb.mk.

Konkursi është shpallur në faqen zyrtare të MASH-it, ndërsa aplikimi do të jetë vetëm në formë elektronike KËTU. Vlera e bursave në disa kategori do të arrijë deri 18 mijë denarë. Vlera e tillë është edhe për 30 bursat e studentëve të kimisë, 20 të fizikës dhe 20 të matematikës. Kë bëjnë pjesë edhe studentët e bujqësisë, veterinarisë dhe pylltarisë.

Ministria ka sqaruar që në vitin akademik 2022/23 do të ketë 3000 bursa për tre kategori të reja, ku përfshihen drejtime me mungesë të kuadrit.

Vlera e bursave fillon prej 6 050 denarëve.

“Gjithsej 1,470 bursa janë dedikuar për student të rregullt  nga kategoritë sociale. Për studentët e fushave shkencore të shkencave teknike-teknologjike, bioteknike,  shoqërore dhe humane, janë paraparë 770 bursa, ndërsa 85 bursa për student të regjistruar në programet studimore të informatikës”, sqarojnë nga Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button