Uruguai dhe Gana eliminohen nga gara e Botërorit “Katari 2022”

Uruguai ka fituar 2:0 ndaj Ganës mirëpo nuk arriti të kualifikohej në fazën e nokautit, raporton KlanKosova. Gana pati super shans në minutën e 21-të por kapiteni Andrew Aeyw, si një përsëritje e një makthi të dikurshëm, nuk e konvertoi penaltinë në gol.

Këtë s’e fali Uruguai, pasi që Giorgian Arrascaeta i realizoi dy golat e fitores për dy herë kampionin e botës në minutat 26′ dhe 32.

Kjo ngjau për shkak se Koreja e Jugut e mundi Portugalinë 2:1, dhe shkoi si vend i dytë për shkak se kishte shënuar më shumë gola, 3:3, ndonëse e kishin gol-dallimin e njëjtë (Uruguai / 2:2).

Uruguai tentoi vrullshëm në minutat e fundit që ta realizonte golin e kualifikimit, mirëpo ganezët ua mohuan këtë.

Kështu, Gana u eliminua vet por ia bëri sherrin edhe Uruguait që e kishte eliminuar në çerekfinalen e Botërorit në Afrikë më 2010. Atëbotë Luis Suarezi e kishte hequr topin me duar nga vija fatale, dhe nga pika e bardhë kapiteni Asamoah Gyan nuk kishte realizuar. Më pas, Uruguai kishte arritur të fitonte përmes penaltive.

Koreja e Jugut shkon tutje në fazën e elimineve direkte, bashkë me Portugalinë, pasi goldallimi i aziatikëve ishte më i mirë në krahasim me Uruguain.

Uruguai mposhti Ganën me rezultat 2-0, por duhej ta jepte edhe një gol, në mënyrë që të përfundonte e dyta në grup.

Gana, edhe pse u eliminua, mund ta ketë një arsye për t’u gëzuar, pasi mori me vete Uruguain, “armikun” e tyre që nga Botërori i vitit 2010, kur Suarez priti një gol të sigurt me dorë në çerekfinale, çka bëri që atëherë Gana të eliminohej dhe Uruguai të shkonte tutje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button