“Parqe dhe gjelbërime” mori 400.000 euro subvencione nga qyteti i Shkupit pasi nuk ka para për rroga, “Lajka” 113.000 euro për të paguar faturat

Nga buxheti i Qytetit të Shkupit janë ridestinuar gjysmë milioni euro për subvencione për ndërmarrjet publike “Parqe dhe gjelbërim” dhe “Lajka”. Në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, me kërkesë të grupeve këshilldhënëse të LSDM-së dhe BDI-së, u propozua që “Parqeve dhe Gjelbërimit” t’i jepen subvencione në vlerë prej 25 milionë denarë ose 400.000 euro, që të mund të shpërndajë pagat për punonjësit, transmeton Portalb.mk.

“Në këtë ndërmarrje janë të punësuar rreth 500 persona dhe nëse nuk jepen subvencione nga Qyteti, këta persona nuk do të mund të marrin pagë këtë muaj”, tha koordinatorja e grupit këshillues të LSDM-së, Lubica Jançeva.

Kryetarja Danela Arsovska kërkoi që NP “Lajka” t’i jepen subvencione për shkak të vështirësive në punë.

“Aktualisht janë disa kërkesa nga subjekte të ndryshme për baza të ndryshme ndaj ndërmarrjes publike që duhet të zgjidhen. Nëse nuk paguhen, ndërmarrja mund të vihet në një situatë të palakmueshme”, thuhet në arsyetimin e vendimit për subvencionimin e Lajkës.

Dy vendimet për subvencione u miratuan njëzëri nga të gjithë këshilltarët në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

Qyteti i Shkupit në muajin tetor ia ka dhënë 2 milionë euro subvencione NTP “Shkupi” pasi vozitësit e kanë ndërprerë vozitjen për shkak të mospagesës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button