U botua libri “Publicistikë sociale” nga Ali Pajaziti

Këtyre ditëve doli nga shtypi vepra e njëzetë e prof. Dr. Ali Pajazitit, Publicistikë sociale, një përmbledhje kolumnash dhe recensionesh ku vjen në shprehje zanati sociologjik dhe ligjërata specifike e këtij intelektuali dhe autori të mirënjohur shqiptar, shkruan MIA.

Në të trajtohen tema të ndryshme nga përditshmëria jonë lokale, ballkanike dhe globale, me një qasje të thellë analitike, kritike, duke shfrytëzuar edhe instrumentariumin shkencor, teoritë dhe paradigmat e ndryshme të shkencave sociale. Teksti shoqërohet dhe fuqizohet edhe me të dhëna kuantitative-statistikore që narrativit dhe eksplikacioneve të autorit u japin një bindshmëri më të lartë.

Autori vë si objektiv shoqërinë e lirë, në të cilën sipas Ron Rivers-it (2019) realizohet “liria për me qenë” (freedom to be), përkundër shoqërisë së forcës, dhunës, ndëshkimit si kulturë negative, si tipare të historisë brutale të shtetit të detyrimit (Berger, 2020).

Shkrimet e këtij publikimi fokusojnë edhe pikëpamjen racionale ndaj kombit në kënetën ballkanike që reflektohet përmes zërit të antropologes Zagorka Golluboviq, që këtë fenomenin etnocentrizmin e llogarit si “besnikëri politike patologjike” ndaj një entiteti ose etnikumi të caktuar. Mes temave që shtjellohen në këtë përmbledhje është edhe feja e decentralizuar, d.m.th. fetaria që shprehet përmes hapësirës virtuale dhe online platformave, kur komunikimi i besimtarit me autoritetin zbret në një vijë horizontale.

Pastrehësia, autizmi, nataliteti, arsimi dhe proceset edukative në kontekstin e pandemisë së Kovid-19, spiritualiteti në kohë krize, rutinizimi i vdekjes në këtë periudhë të makro-turbulencave, triada Evropa-politizimi i kulturës-mania identitare, filmi boshnjak i shumëpërfolur Qua vadis Aida?, orientalizimi përmes futbollit (shembulli i Euro 2020) si punë më e rëndësishme terciare në botë, relacioni reality shou-(i)moraliteti, koha e lirë si e drejtë njerëzore universale, sanksionuar edhe me ligjet shtetërore, janë ndër subjektet që rrok harku qëmtues i këtij libri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button