Gjykata i dha Byrosë afat deri më 5 dhjetor për superekspertizën për Llaskarcën

Kryetari i Këshillit Gjyqësor i cili e udhëheq lëndën me K. nr. 1407/19, lidhur me aksidentin e autobusit që ndodhi në afërsi të fshatit Llaskarcë dhe kryetari i Gjykatës Penale, sot realizuan takim me përfaqësues dhe familjarë të personave të lënduar në këtë rast, raporton MIA.

Gjykatësi kompetent dhe kryetari, siç informojnë nga Gjykata Themelore Penale, pajtohen me përfaqësuesit e dëmtuarve se ka ngecje në procedurë në rastin konkret,  kjo ngecje nuk është për fajin e gjykatës.

“Për këtë arsye, të dëmtuarit hollësisht  dhe me të gjitha njoftimet me shkrim dhe urgjente, janë njoftuar për të gjitha veprimet që ka ndërmarrë gjykata gjatë vitit të kaluar për marrjen me kohë të superekspertizës nga Byroja kompetente për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila është e nevojshme për përfundimin e procedurës së provave dhe marrjes së aktgjykimit të shkallës së parë”, thuhet në kumtesën e Penales.

Nga Gjykata, theksojnë se deri në këtë moment gjykata i ka dorëzuar Byrosë 10 urdhëresa urgjente në Byronë dhe  para secilës seancë të caktuar e kontakton me telefon drejtorin e Byrosë me kërkesë që superekspertiza   të përfundojë në kohë sa më të shkurtër dhe lënda të kthehet  që të vazhdojë seanca kryesore.

Gjykata edhe një herë e njofton opinionin se ka marrë të gjitha masat për gjykim brenda një afati të arsyeshëm, respektim të plotë të të drejtave të palëve dhe përfundim të çështjes në shkallë të parë.

  • GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button