Ndërroi jetë neurokirurgu prof.dr Jovica Ugrinovski

Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në moshën 77-vjeçare, Prof. Dr. Jovica Ugrinovski, neurokirurg shumëvjeçar, themelues dhe kryetar i Bordit të drejtorëve të “Neuromedika”-s, njoftoi institucioni privat shëndetësor “Neuromedika” në kanalin e tyre në Facebook, transmeton Portalb.mk.

Jovica Ugrinovski specializoi në neurokirurgji në Shkup (1975), kreu tre kurse pasuniversitare për neurokirurgji në Montpellier (1977), Mançester (1978) dhe Bratislavë (1981) ka magjistruar dhe ka doktoruar.

Ai ishte mes ekipit të doktorëve që e operuan ish presidentit të RMV-së, Kiro Gligorov, pas atentatit që pësoi ku mori lëndime të rënda. Ai botoi më shumë se 140 punime shkencore dhe 6 libra. Ka qenë kryetar i Federatës së Sporteve Alpiniste.

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali përmes një postimi në Facebook-un e ministrisë, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen dhe të afërmit e Ugrinovskit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button