Brazili avancoi, Zvicra luan finalen me Serbinë

Brazili ka fituar me vështirësi ndaj Zvicrës për të avancuar në fazën nokaut në Kupën e Botës në Katar. Brazili të hënën mbrëma fitoi 1:0, ndërsa golin e vetëm e shënoi Casemiro në minutën e 83-të. Ai realizoi gol të bukur pas një aksioni të ndërtuar mirë nga Brazili. Për Brazilin ishte fitorja e dytë. Në ndeshjen e parë ka fituar 2:0 ndaj Serbisë, raporton Koha.net.

Brazili tashmë e ka siguruar vendin në një të tetën e finales, pavarësisht rezultatit nga ndeshja e tretë me Kamerunin. Ndërkohë Zvicrën e Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit e pret finalja me Serbinë për vend në fazën nokaut. Zvicra është e dyta në grupin G me tri pikë, ndërsa Serbia është e fundit me një pikë, sa i ka edhe Kameruni. Ndeshja Serbia – Zvicra zhvillohet të premten nga ora 20:00. Brazilianët, ashtu si pritej kanë dominuar në fushë në ndeshjen ndaj Zvicrës. Por përfaqësuesja helvetike është mbajtur deri në minutën e 83-të, ndërsa ka rrezikuar herë pas here. Brazilit iu anulua një gol i Vinicius Juniorit për pozitë jashtë loje, në minutën e 64-t.

Granit Xhaka ka kompletuar ndeshjen në mesin e fushës për Zvicrës, ndërsa Xherdan Shaqiri mungoi për shkak të një shqetësimi në kofshë. Në stol pos Shaqirit qëndroi edhe Ardon Jashari. Shpresohet që Shaqiri të jetë gati për ndeshjen ndaj Serbisë dhe së bashku me Xhakën ta udhëheqin Zvicrën drejt fitores.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button